Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Kthimi i bulevardit “Shën Gjergji” në Zonë Këmbësore, si edhe zgjerimi dhe rikonstruksioni i sheshit para Katedrales, e ka shndërruar Korçën në një qytet me një stil tërësisht të veçantë dhe plot hapësirë për ata që duan ta jetojnë në këtë qytet. Ky projekt gjithashtu ka krijuar infrastrukturën e përshtatshme për ta kthyer qendrën e qytetit në një qendër tregtare dhe biznesi, ku ndodhen edhe pjesa më e madhe e institucioneve publike në qytet si Qendra Kulturore “Vangjush Mio”, Galeria “Guri Madhi”, Muzeu “Gjon Mili”, Muzeu i Arsimit, Shtëpia e Themistokli Gërmenjit etj. Në këtë zonë ndodhet edhe hija në mozaik e Katedrales së Shën Gjergjit, e cila përfaqëson  katedralen e quajtur Katedralja e Shën Gjergjit, ndërtesë me rëndësi historike, e cila u shkatërrua totalisht së ekzistuari gjatë fushatave antifetare të vitit 1968.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.