Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Dardha ndodhet në juglindje të Korçës (20 km). Ai është një fshat malor i vendosur në një gropë ndërmjet kodrave të Shën Pjetrit, shkëmbit të vjeshtës dhe disa kodrave të tjera. Ky atraksion turistik ofron një klimë ideale, ajër të pastër të pasur me oksigjen gjë që e ben të preferuar gjatë gjithë vitit. Rreshjet e shumta të dëbores dhe pistat natyrore të krijuara janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore, veçanërisht atë të skive. Nuk mund të lëmë pa përmendur “Ujin e qelbur” të Dardhës, burim me vlera kurative për stomakun dhe veshkat.

Dardha e ka marrë emrin nga shprehja “nën dardhë” dhe është krijuar rreth viteve 1600. Në vitin 1768 u çel shkolla e parë duke sjellë dhe civilizimin e saj. Kulmin e zhvillimit e arrin në vitet 1913-1936 kur numëroheshin rreth 500 shtëpi. Që nga viti 1800 Dardha është përmendur për punimin e drurit, shajakut, kostumeve te bukura. Fshati është njohur për sëpatën e tyre si “Sëpata e dardharit”. Dardha ka patur tre kisha si atë të Shën Thanasit, Shën Gjergjit dhe Shën Pjetrit. Tashmë zhvillimi i Dardhës varet nga turizmi.

Dardha dallohet për tradita të hershme dhe kostumet karakeristike, për punimin e drurit.

Dardha njihet për konservimin e ushqimeve si turshitë dhe pastërmaja si specialitet i vendit. Gjithashtu fshati është shumë i njohur për lakrorin e famshëm të pjekur në saç dhe rakinë e kumbullës së egër të zier dy here, e cila ka një shije krejt të veçantë.  Në Dardhë ushqimet janë bio, të freskëta dhe të prodhuara nga vetë banorët.

Dardha është e ndërtuar me shtëpi karakteristike përdhese të mbuluar me plloça të hirta. Krahas tyre atje gjenden dhe ndërtesa të reja dhe hotele bashkëkohore. Karakteristikë tjetër janë rrugët e shtruara me kalldrëm. Në Dardhë është ngritur dhe funksionon muzeu, që ekspozon historikun dhe trashëgiminë e fshatit. Gjithashtu  atraksioni turistik preferohet edhe për veçoritë e tij natyrore. Rreshjet e dëborës dhe pistat natyrore janë mjaft të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore, sidomos të skiive. Uji i Dardhës është përdorur që herët për vlerat e tij kurative dhe mjafton të përmendim këtu atë që njihet si Uji i  Qelbur. Ky burim quhet kështu për shkak të aromës dhe shijes së rëndë si pasojë e përmbajtjes së lartë të squfurit. Uji i Qelbur dhe burime të tjera njihen për vetitë kurative ndaj anemisë, stomakut, mëlçisë së zezë, veshkave e shumë të tjera. Monument i rrallë i natyrës është dhe Bredhi i Vishnjës , 120 vjeçar.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.