Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Boboshtica është një destinacion i rëndësishëm turistik i Korçës, me një pozicion kodrinor-malor. Dallohet për një natyrë të mrekullueshme me ajër dhe ujëra të pastra, bimësi të larmishme me shkurre, drurë shumëshekullore frutorë, dushk dhe halorë, si edhe shumë bimë medicinal. Terreni i pasur të jep mundësinë e një sërë aktivitetesh rekreative dhe sportive si ecje sportive, vrap, çiklizëm, alpinizëm, ski, hedhje me parashute, etj.

Shtëpitë e vogla prej guri me arkitekturë të veçantë, kishat, urat, çezmat, rrugët me kalldrëm, sheshet ofrojnë mundësi të shkëlqyera të turizmit kulturor dhe historik.

Dy janë elementët që e bëjnë këtë fshat të veçantë nga të tjerët. Gjuha që flasin ende banorët e vjetër dhe manat shekullorë, nga të cilat prodhohet edhe rakia e famshme e manit me ngjyrë të verdhë në të gjelbër. Në Boboshticë kanë mbetur ende shtëpi të vjetra, ku thurren qilima sipas mënyrës tradicionale me tezgjah.

Boboshtica është e pasur edhe me shumë taverna ku serviren ushqime tradicionale si lakror në saç, petulla të fshira, petanik, lloje të ndryshme mishi, etj. Restorant “Rosicat” në Boboshticë ju ofron një menu të pasur me gatime tradicionale vendase në një ambient çlodhës, ku shija e gatimeve dhe natyra ju mbeten në kujtesë.

Vizitorët mund të vizitojnë monumentet kulturore si muzeun, kishat 1000- vjeçare, Manastirin e Shën Marisë, etj Në të dalë të fshatit mbi një kodër, në krahun lindor jo edhe aq të lartë ndodhet manastiri i Shën Kollit. Në drejtim të veriperëndimit, ndodhet kisha e vjetër e Shën Gjonit, e ndërtuar në shekullin e XII-të dhe e rindërtuar në shekullin e XV-të. Edhe më afër manave ndodhet kisha e Shën Dhimitrit, e cila i përket shekullit të XVII-të. Ferma Morava, është pjesë e guidave të ndryshme turistike dhe vizitohet gjatë gjithë vitit,  sidomos në verë nga grupe turistësh të huaj nga Europa dhe vende të tjera. Ata vizitojnë ambientet e fermës, parkun e bletëve, historikun, prodhimin, vjeljen e mjaltit, si dhe shijojnë llojet e shumta të mjaltit, ndonjëherë të shoqeruar me raki prej mjalti. Prej 15 vitesh, ferma Morava është pjesë e praktikës mësimore për apikulturën, që zhvillojnë studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë, të cilët shkojnë disa herë në vit  për të mësuar nga afër zhvillimin dhe punën me bletët.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.