Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Tuma Ilire e Kamenicës, në qytetin e Korçës rezulton të jetë një nga vendvarrimet më interesante të zonës së Ballkanit. Gjetja e rrallë e skeletit të një gruaje ilire me skeletin e një fëmije në barkun e saj (3 mijë vjet p.e.s) dhe skeleti i një burri në moshë të pjekur, ja shton edhe më shumë vlerat kësaj qendre arkeologjike. Tuma me diametër 74 metra x 40 metra është zbuluar në rrëze të një kodre, rreth 3 km,  larg Korçës dhe gjate tre viteve te gërmimit në të janë gjetur rreth 210 varre. Ka mjaft të dhëna interesante në këtë monument arkeologjik sepse zbulohet një pjesë e jetës shpirtërore, materiale, zakonet dhe ritualet e banoreve ilirë që nga shek. X deri ne shekullin e VI para erës së re.

Adresa

Rr Nacionale Korçë- Ersekë, SH 75, Kamenicë,Korçë

Telefon

+355 692687009

Orari

E Hënë – E Dielë:

09.00-14.00 dhe 17.00-20.00

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.