Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Sheshi i Mitropolisë, i ndodhur ne Lagjen 3, një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, një zonë e mbrojtur nga instituti i monumenteve  të kulturës “Ansambel Arkitektonik”,  jo vetëm per shkak te stilit unik arkitekturor  qe daton ne shekujt me perpara deri ne fillim të shek të XIX, por dhe për rregullsinë e ndërtimeve , çative me tjegulla, shtëpi jo më të larta se tre kate. Kjo zonë është një zonë e rëndësishme pasi atje ndodhet dhe një objekt kulti shumë i rëndësishëm që shpalos vlerat fetare ndër shekuj të qytetit të Korçës. Për shkak të shtrirjes së saj kjo zonë ofron hapësira për të organizuar evente dhe aktivitete kulturore me në qendër traditen, duke pasur parasysh që atje jetojnë familje korçare me tradita dhe zakone të trashëguara brez pas brezi. Rivitalizimi i zonës do të ndihmojë dhe te zhvillimin dhe mbrojtjen e traditave korçare qytetare.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.