Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.
0
km
Gjatësi Itinerari
0
%
Rrugë e Asfaltuar
0
m
Lartësi Maksimale

“Pedalimi Rreth Moravës”  është një rrugëtim i vështirësisë së lartë në pjesën e parë të tij, në segmentin nga Boboshtica në Dardhë. Më pas vazhdon në zbritje të vazhdueshme drejt Sinicës dhe Fushës së Devollit më tej. Përgjatë këtij itinerari që zgjat 69 km  gjenden fshatrat turistikë Boboshticë, Dardhë, Sinicë të cilët ofrojnë peisazhe natyrore të rralla si dhe mjedise e sherbime turistike. Dardha është fshati turistik i traditës dhe kulturës. Fshati ndodhet 16 km nga qyteti i Korçës dhe gjithë rruga për atje është një gjarpërim kodrinash të buta, që ashpërsohen gradualisht deri sa arrijnë në male, gjithnjë të mbushur me bimësi dhe gjelbërim. Duhet shijuar ansambli i luleve, ngjyrat mbresëlënëse të vjeshtës, sidomos mbi Gurin e Vjeshtës. Nga Dardha zbritet në Sinicë në një rrugë të pa asfaltuar e cila vazhdon deri në Miras. Më pas pedalojmë përmes fushës së Devollit në një rrugë të asfaltuar me panorama shumë të bukura që na shoqërojnë në Bilisht e më tej deri në kthimin në qytetin e Korçës.  Në afërsi të këtij itinerari gjenden një numër restorantesh, hotelesh dhe bujtinash që promovojnë traditat e zonave te cilat përshkon. 80% e rrugës eshte e asfaltuar.Lartësia e këtij itinerari varion  nga 832m deri në 1595.2m  mbi nivelin e detit. Keshillohet që ky itinerar të përshkohet me biçikleta të tipit Rrugor Udhëtues ose Malor.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.