Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.
0
km
Gjatësi Itinerari
0
%
Rrugë e Asfaltuar
0
m
Lartësi Maksimale

Pedalimi i Voskopojës ka gjatësi 18 km. Niveli i vështirësisë është mesatar dhe i lartë, lartësitë variojnë nga 832.1 m në 1253.5 m mbi nivelin e detit. Rruga është e asfaltuar. Përgjatë segmentit Korçë – Voskop do të pedaloni ne një terren fushor ku pjesën më të madhe e zënë parcelat e kultivuara me pemëtarinë e larmishme të kësaj zone. Nga Voskopi fillon ngjitja drejt Voskopojes. Në fund të rafshnaltës ku te sjell ngjitja, rrethuar mes malesh, strukur mes kurbave të buta të kodrave, bri pyjeve të dendur e të përjetshëm do të gjeni Voskopojën. Vendbanimi mesjetar i famshëm për akademinë, biblotekën dhe  shtypshkronjën, që datojnë që nga vitet 1700. Në këtë fshat do të keni mundësi të vizitoni edhe numrin e madh të kishave dhe manastirëve si dhe natyrën çlodhëse dhe shërbimet turistike.Voskopoja ka shërbyer si muzë për shkrimtarët, studiuesit, historianët dhe vazhdon të jetë djepi i kulturës dhe nxitjes së turistëve. Një ndalesë që mbetet në kujtesë. Rruga e kthimit është një zbritje e qetë në sfond të së cilës qëndron vazhdimisht  Morava dhe poshtë saj, Fusha dhe qyteti i Korçës. Itinerari është i përshkueshëm nga çdo lloj biciklete.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.