Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.
0
km
Gjatësi Itinerari
0
%
Rrugë e Asfaltuar
0
m
Lartësi Maksimale

Pedalimi i Vjeshtës është një unazë që fillon e mbaron në qytetin e Korçës e kalon përmes fushës me të njëjtin emër. Përgjatë këtij rrugëtimi do të shikoni toka bujqësore pjellore me larmi agrokulture dhe frutikulture. Rrugët gjarpërojnë në mes të plantacioneve të mbjella që freskohen me rrjedhën e lumit të Devollit, si dhe mes fshatrash dhe nën hijen e plepave që të shoqërojnë shumicën e kohës. Ky rrugëtim ka gjatësi 34 km dhe kalon mes për mes Fushës së Korçës në një terren të rafshët me lartësi që variojnë nga 810.9 m deri në 872.1 m mbi nivelin e detit. Segmenti Korçë –Plasë ka gjatësi 8 km dhe është pjesë e aksit rrugor Kombëtar Korçë – Bilisht në të cilin hasim një fluks të lartë lëvizjeje. Segmenti që vijon kalon përmes një zonë fushore me aktivitet të zhvilluar bujqësor dhe blegtoral. Rrugëtimi përgjatë këtij itinerari të krijon ndjesi çlodhëse nëpërmjet qetësisë që ju rrethon dhe pedalimit të lehtë që ju shtyn përpara nëpër rrugën e asfaltuar. Gjatë rrugës kalohet afër Pyllit të Fazanëve, i cili gjendet në afërsi të fshatit Drithas. Dëshmitari i vetëm natyror i realitetit përpara tharjes së Liqenit të Maliqit, ky pyll i përzier gjysëm natyror i përbërë nga 8 lloje kryesore drurësh midis te cilesh plepi, shelgu, bliri, pisha dhe bredhi, përbën një detaj shumë interesant që ngjall kureshti, përveçse mbart edhe vlera shkencore dhe natyrore. Itinerari kategorizohet i vështirësise se ulët dhe është i pershkueshëm nga çdo lloj biçiklete.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.