Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.
0
km
Gjatësi Itinerari
0
%
Rrugë e Asfaltuar
0
m
Lartësi Maksimale

Pedalimi i Prespës ka gjatësi 72 km. Diferencat e lartësive variojnë nga 825 m deri në 1142.3 m mbi nivelin e detit. Rrugëtimi kalon nëpër pjesën verilindore të Fushës së Korçës, për të filluar ngjitjen relativisht të vështirë drejt Parkut Kombëtar të Prespës. Pamjet e Liqenit të Prespës së Madhe që të shoqërojnë gjatë kësaj rruge, janë të mahniteshme. Rruga e asfaltuar vazhdon deri në Zaroshkë në breg liqeni, për tu zëvendësuar më pas nga rruga e ashpër malore që ngjitet në rafshnalten e Cerjes për të arritur Rakickën nga ana tjetër dhe filluar më pas zbritjen drejt Liqenit te Prespës së Vogël, zbritje e cila përfundon pikërisht bri hyrjes së Shpellës së mirënjohur të Trenit, e njohur për historinë e antikitetit që mbart brenda vetes. Kjo është një nga zonat më tërheqëse turistike të Ballkanit, që përveç bukurive të jashtëzakonshme natyrore, shquhet për florën dhe faunën mjaft të pasur. Përmendim 1500 lloje bimësh dhe 40 lloje gjitarësh ndër të cilët shquhen ariu i murrmë, ujku, pelikani dalmat, pelikani kaçurrel etj.  Eshtë liqeni më i lartë në trojet shqiptare, 853 metra lartësi mbidetare.Eshtë një nga sistemet natyrore ujore më interesante në botë ku mund të gjeni shumë elementë tërheqës të cilët garantojnë se ky ka për të qënë një pedalim unik. Për shkak të rrugës së vështire në 20% të gjatësisë totale, këshillohet biçikletë e llojit Malor dhe organizim në grup pedalimi.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.