Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.
0
km
Gjatësi Itinerari
0
%
Rrugë e Asfaltuar
0
m
Lartësi Maksimale

Pedalimi i Pasdites përbën një itinerar të vështirësisë së mesme gjatësia e të cilit është 15 km, i gjithi i shtrirë në rrugë të asfaltuara. Nisja fillon nga qyteti i Korçës dhe arrin lartësinë maksimale 1305 m gjatë ngjitjes së Malit të Moravës. Nisesh drejt Ersekës dhe pas 3 kilometrash kthehesh majtas në rrugën e Drenovës. Rruga të merr mes për mes Drenovës simpatike dhe të ngjit më pas drejt lagjeve fundore të Mborjes, për të dalë tek Kisha e Ristozit, monumenti më i vjeter i kultit në Qarkun e Korçës, dhe për të vazhduar më pas me një ngjitje jo dhe aq të lehtë drejt Kodrave të Kenedit. Në atë nivel pedaluesi ka dy alternativa: të ngjisë djathtas deri në majë të Moravës në Shën’Dëllinë e Mborjes apo të zbresë drejt Korçës. E para është shumë interesante sepse të ofron ndoshta pamjen më të mirë të qytetit dhe Fushës së Korçës. Do gjunjë të fortë gjithsesi. E dyta, të jep mundësinë të shijosh perëndimin me puls të qetësuar e më pas të zbret brenda 5 minutash në shtëpi.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.