Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.
0
km
Gjatësi Itinerari
0
%
Rrugë e Asfaltuar
0
m
Lartësi Maksimale

Pedalimi i Osumit i cili ka gjatësinë 54 km konsiderohet i vështirësisë mesatare/të lartë. Ka ndryshime të ndjeshme të lartësisë gjatë këtij pedalimi, kryesisht në itinerarin e kthimit i cili kalon nga Qafa e Qarrit. Lartësitë variojnë nga 834.4 m deri në 1174.3m. Pasi merr të përpjetën drejt Vithkuqit, rruga kthen majtas drejt Liqenit të Gjançit. Pas 3 kilometrash, e lë edhe këtë të fundit pas, për të hyrë në një zonë të pyllëzuar me pishë të zezë. E tillë vazhdon deri sa arrin fushën e Lubonjës e cila të hapet përpara atje ku nuk e pret. Rruga përgjatë të cilës kalon ky rrugëtim është pjesërisht e asfaltuar. Në një pjesë të mirë të saj, ajo ndjek rrjedhën e degës kryesore të Lumit Osum, i cili zë fill në këto troje dhe vazhdon drejt Kanioneve e më pas drejt Beratit. Segmenti Rehovë – Boshanj nuk është i asfaltuar.Terreni është kodrinor – malor dhe ofron mundësi për pushime të shkurtra, çlodhje dhe peisazhe që ndryshojnë kilometër pas kilometri. Përgjatë rrugës ju ofrohet mundësia për të vizituar Tumën e Kamenicës, fshatra, objekte kulti si dhe Liqenin e Gjançit. Këshillohet të përdoret biçikletë e tipit malor ose hibrid meqënëse në një pjesë të tij, shtrati i rrugës është i pa asfaltuar dhe i dëmtuar.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.