Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.
0
km
Gjatësi Itinerari
0
%
Rrugë e Asfaltuar
0
m
Lartësi Maksimale

Pedalimi i Muzakës është një nga rrugëtimet më të vështira, për shkak të relievit malor dhe luhatjeve të konsiderueshme të pjerrësisë përgjatë tij. Gjatësia e këtij itinerari është 100 km dhe lartësitë variojnë nga 545.8 m deri në 1733.1 m mbi nivelin e detit. Natyra e gjelbër dhe piktoreske do t’iu shoqërojë përgjatë gjithë këtij itinerari. Terreni malor të surprizon me ndërthurjen e kodrinave, burimeve natyrore, përrenjve, pyjeve të dendur, kreshtave dhe majave të maleve, qe të japin mundësinë të eksploroni një zonë që rrallëkush ka mundësine ta njohë. Pedalohet fillimisht nëpër rrugën nacionale që shkon drejt Ersekës dhe pasi kalon Mollaj, Kamenicën dhe Floqin, fillon ngjitjen djathtas drejt Ujëbardhës. Gjatë ngjitjes të vështirësisë mesatare do të kaloni përgjatë Liqenit piktoresk të Gjançit, fshatit të Leshnjës, do të kaloni mbi Urën e Madhe mbi Osum, përpara se të arrini Vithkuqin e bukur që veç natyrës magjepsëse, ka edhe një numër të madh kishash dhe manastiresh shumë interesante të Periudhës Bizantine. Pasi kaloni edhe Kishen e Sh’Millit ku gjendet Varri i Pagëzimit, filloni ngjitjen nëpër Rripën e Keqe drejt Shtyllës dhe më pas Çemericës për të pedaluar përgjatë shpateve alpine të Ostrovicës në drejtim të Oparit dhe më pas të zbrisni drejt luginës së lumit Devoll në zonën e Gorës. Rruga është pjesërisht e asfaltuar ndërkohë që segmenti kryesor Vithkuq- Lozhan përbëhet nga rrugë malore një pjesë e të cilave funksionojnë vetëm në periudhën e thatë të pranverës dhe verës. Itinerari nuk mund të përshkohet brenda një dite prandaj këshillohet organizimi në grup pedalimi, përgatitja për kamping ose përgatitja e akomodimit nëpër fshatra dhe  pajisja me biçikleta të llojit Malor.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.