Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.
0
km
Gjatësi Itinerari
0
%
Rrugë e Asfaltuar
0
m
Lartësi Maksimale

Pedalimi i mollëve ka gjatësi prej 22 km dhe lartësi që varion nga 832 m deri në 903 m. Relievi është fushor dhe i pasur me toka bujqësore ku spikat pemëtaria dhe në veçanti molla nga e cila ky pedalim ka marrë edhe emrin. Nisja fillon nga qyteti i Korçës, ndjek për pak kilometra askin nacional që lidh me Ersekën, pastaj devijon djathtas dhe kalon përmes tokave bujqësore në perëndim të qytetit. Rrugëtimi vijon përmes fshatrave Qatrom, Polenë, Voskop, Goskovë, Turan dhe Ravonik. Ky pedalim ka vështirësi të ulët referuar relievit përgjithësisht fushor, dhe rrugës së asfaltuar. Kjo e fundit bëhet gjithmonë e më piktoreske ndërsa i afrohesh Polenës të cilën e dallon nga larg. Është një itinerar i cili i përshtatet grupmoshave të ndryshme pa ndonjë përgatitje specifike atletike aq sa mund ta quajmë një rrugëtim për gjithë familjen. Gjatë rrugës, në pranvere mund të shijosh lulëzimin e mollëve dhe qershive, në verë freskinë e hijeve dhe të mëngjeseve, ndërsa në vjeshtë vjeljen e frutave dhe ngjyrat e pragdimrit.
Gjithashtu mund të ndalosh në Polenë ose në ndonjë nga lokalet e Voskopit për të shijuar pushimin e pedalimit, këmbyer ndonjë fjalë me vendasit dhe vazhduar më pas drejt Korçës.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.