Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.
0
km
Gjatësi Itinerari
0
%
Rrugë e Asfaltuar
0
m
Lartësi Maksimale

Pedalimi i Kolonjës ka gjatësi 43 km dhe lartësi që variojnë nga 876.4 m deri në 1174 m mbi nivelin e detit. Gjatë këtij rrugëtimi ju jepet mundësia të vizitoni muzeun arkeologjik “ Tuma e Kamenicës”, i cili është një nga sitet arkeologjike më të mëdha të njohura deri më tani, në të cilën janë evidentuar 400 varre, mbetje skeletorë të 430 individëve dhe më shumë se 3500 objekte. Pjesa më e madhe e itinerarit kalon përmes një panorame mbresëlënëse, ku rruga gjarpëron mes pyjesh e livadhesh. Shpatet e Malit të Gramozit të imponohen me gjithë paraqitjen e tyre ndërsa i afrohesh rafshnaltës së Kolonjës. Është mali më i lartë i Shqipërisë së Jugut dhe arrin deri 2523m. Pas mbërritjes në qytetin e Ersekës nuk duhet të merrni rrugën e kthimit pa vizituar fshatin e Rehovës, një nga fshatrat më të bukur të rajonit të Korçës, i cili gjendet vetëm një vrap mbi Ersekë dhe është ilustrimi ende më këmbë i të shkuarës dhe historisë me të cilën me të drejtë duhet të mburret ky vend. Gjithë pedalimi ka nivel të lartë vështirësie i cili vjen si rrjedhoje e kombinimit të distancës së konsiderueshme me pjerrësitë e ngjitjes së Qafës së Qarrit nga të dyja drejtimet. Meqënëse kalon në rrugë automobilistike të asfaltuar, cdo lloj biçiklete konsiderohet e përshtatshme. Rruga nuk ka fluks të lartë trafiku por duke qënë relativisht e ngushtë (6.5m), frekuentuesit këshillohen të bëjnë kujdes nga mjetet motorike.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.