Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.
0
km
Gjatësi Itinerari
0
%
Rrugë e Asfaltuar
0
m
Lartësi Maksimale

Pedalimi i Fushë-Korçës kategorizohet si pedalim fushor i vështirësisë së ulët por i një gjatësie të konsiderueshme e cila arrin 58 km. Rruga fushore është e asfaltuar dhe lartësia varion nga 810.3 m deri në 895.4 m mbi nivelin e detit. Ky rrugëtim ndjek kufijtë gjeografikë të Fushës së Korçës duke e rrethuar atë plotësisht dhe duke të dhënë mundësinë ta shikosh fushën nga çdo kënd. Përgjatë këtij rrugëtimi do t’iu jepet mundësia të admironi pamjet dhe madhështinë e Malit të Thatë, në këmbët e të cilit kalon një pjesë e këtij itinerari. Njëkohësisht nga kjo pjesë ofrohet edhe pamja më e mirë e asaj pjese të fushës e cila dikur mbulohej nga Liqeni i Maliqit i cili u tha artificialisht në fund të viteve ’40 të shekullit të kaluar. Duke qenë se rruga është plotësisht e asfaltuar dhe fushore, çdo lloj biciklete është e përshtatëshme për ta përshkuar. Itinerari i këtij pedalimi takohet me shumë rrugë të tjera të fushës ose të fshatrave rrethues dhe kjo të jep mundësinë e përzgjedhjes së itinerareve alternative për të interesuarit. Meqënëse në pjesën më të madhe të tij, itinerari i ndjekur përkon me akset nacionale të qarkullimit rrugor, këshillohet të bëhet kujdes i veçantë nga mjetet motorike që qarkullojnë atje.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.