Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.
0
km
Gjatësi Itinerari
0
%
Rrugë e Asfaltuar
0
m
Lartësi Maksimale

Pedalimi i Çardhakut është një rrugëtim i vështirësisë së lartë, profili vertikal i të cilit varion nga 847.3 m deri në 1797.8 m mbi nivelin e detit. Udha përgjatë këtij itinerari gjarpëron nëpër pyllin e bredhit, ahut dhe të pishës së zezë të Parkut Kombetar të Bredhit të Drenovës. Rruga është plot kureshti dhe të papritura pasi kalon Fushën e Dytë ku ende gjenden rrënojat e një miniere të vjetër. Arrin Bozdovecin ku duhet patjeter të provosh ujin e burimit të famshëm me të njejtin emër dhe pastaj fillon ngjitjen drejt Gurit të Capit. Është i jashtëzakonshem, do të ndalosh edhe atje. Pastaj kalon Kroin e Plakës dhe Izvorin dhe Çardhakun nga ku mund të shohësh fushën e Korçës nga perëndimi dhe të Devollit nga lindja. Zbret nga Sopoti për të kaluar në krah te Shën Marenës, pastaj ngjitur me kataraktin mbi fshat dhe drejt e në Dishnicë nga ku merr rrugën nacionale për në Korçën që të pret disa minuta larg. Është një itinerar i përbërë nga shumë pika të rëndësishme referencë të së shkuarës, së sotmes dhe jetës sociale të Korçës Plakë dhe kush është rritur me historitë dhe ka dëgjuar serenatat e saj do të rigjejë dhe përjetojë episode të tyre në të gjitha 31 km që do përshkojë. Vetëm mbani parasysh, kërkohet përgatitje e mirë fizike dhe biçikletë e tipit Malor.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.