Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Në çelje të sezonit Pranveror, Bashkia Korçë organizon “Panairin e Pranverës”, i cili  shoqërohet nga një sërë aktivitetesh të ndryshme artistike e kulturore. Në Zonën Pedonale të qytetit, nuk mungojnë aktivitetet për fëmijë, ekspozitat, grupet e muzikës dhe të kërcimit, për të vazhduar me koncerte të ndryshme.  Pjesë e aktiviteteve të larmishme që zhvillohen përgjatë dy javëve, është edhe Panairi i Poçerisë, që zhvillohet tek sheshi përpara Katedrales “Ringjallja e Krishtit”, gjatë të cilit ekspozohen dhe tregëtohen punime interesante të poçerisë.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.