Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Me sloganin “Festojmë edhe në dimër!”, dhe nën dekorin e mrekullueshëm që vesh qytetin në muajin dhjetor, Korça organizon Panairin e Fundvitit, të vetmin në Shqipëri. Atmosferës festive, i shtohen shtëpitë e drurit, lodrat, ëmbëlsirat, pijet tradicionale (vera e nxehtë), mollët e pjekura, gështenjat, muzika në shesh, ekspozita të hapura e të tjera. Në qendër të qytetit, Shtëpia e Babagjyshit mirëpret të gjithë fëmijët ta vizitojnë e të bëjnë foto me babagjyshin. Pista e Patinazhit është një tjetër mënyrë argëtimi për të gjithë ata që zgjedhin t’i festojnë në Korçë festat e  fundvitit.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.