Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Muzeu i Artit Oriental “Bratko” u çel në qershor të vitit 2003 duke përmbushur ëndrrën e Dhimitër Borjes (1903-1990), artist, fotograf dhe koleksionist artit aziatik dhe antikuareve. Borja ka lindur në Korçë, ndonëse ai udhëtoi shumë nëpër botë dhe u vendos në Amerikë gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij.
Në këtë muze ekspozohen 432 objekte si: piano, altar kinez, veshje për gra japoneze, funde e rripa kineze, shpatë indoneziane, medalje europiane, piktura japoneze, fotografi të ndryshme, të cilat Borja i ka realizuar kur shërbente në Ballkan me mision të OKB-së. Pamjet fotografike janë krejt të veçanta. Ato tregojnë historinë shoqërore e kulturore menjëherë pas luftës si dhe rolin e rëndësishëm që luajti gjeneral Macarthuri në rindërtimin ekonomik dhe institucional të Japonisë. Arkivisti Zobel për Borian thotë:” Ai ishte një gjeni. Ai erdhi në këtë vend pa asgjë dhe me punën e tij arriti të bëhej i famshëm. Kjo mjafton për të treguar karakterin e tij të fortë”.

Adresa

Telefon

Orari

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.