Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është çelur në vitin 1980. Eksponatet dhe fondet e pasura të tij përbëhen nga objekte historike, kulturore e artistike të periudhës mesjetare që lidhen kryesisht me trashëgiminë e krishtere bizantine dhe pas bizantine. Ikonat, objektet prej guri, koleksioni prej metalesh të çmuara, druri të gdhendur, tekstili, letre etj, janë shembuj të një larmie vlerash të paçmuara. Muzeu ka në sallën e ekspozitës permanente rreth 200 objekte arti. Në muze ndodhen disa laboratorë ekzaminimi  e konservimi, mjediset e fondeve si dhe një infrastrukturë modeste mikroklimaterike. Në ekspozitë paraqiten një pjesë e veprave më të mira mesjetare nga periudha e autorë anonimë, apo të paidentifikuar. Midis tyre dallohen ikonat e shek. XIII-XIV, duke vijuar më pas me kryeveprat e kryemjeshtrave si Onufri, Nikolla, vëllezërit Zografi e bijtë e tyre, mësues Kostandini, Onufër Qiprioti, Simoni i Adrenicës si dhe të tjera vepra e autorë që kanë punuar në viset shqiptare e jashtë tyre. Në mes të këtij koleksioni janë rreth 150 autorë ikonografë shqiptarë dhe të huaj të zbuluar deri sot. Vepra më e njohur është “Monaliza e Ballkanit”, një ikonë e periudhës bizantine e Kryeëngjëllit Mikail. Drejtimet kryesore të aktivitetit të muzeut janë ekspozimi dhe promovimi publik, mbrojtja, konservimi dhe restaurimi i objekteve, studimi e puna shkencore si dhe aktiviteti ndërkombëtar. Koleksioni ikonografik mesjetar do të ekspozohet në godinën e re të muzeut, ndërtuar në  vitin 2015 në Korçë , i cili do të ofrojë ambjente shumë të përshtatshme brenda parametrave bashkëkohore.

Adresa

Bulevardi Fan Noli Korçë, Albania

Telefon

+355 67 513 8333

Orari

E Martë – E Dielë

09.00-14.00 dhe 17.00-19.00

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.