Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Fotografi amerikan me origjinë shqiptare Gjon Mili, tani ka një kënd muzeal në qytetin e origjinës së tij, Korçë. 15 foto të realizuara nga fotografi me famë botërore janë ekspozuar në ambientet e brendshme të Qendrës Kulturore “Vangjush Mio” në një sallë të veçantë. Gjon Mili njihet si fotografi që përdori për herë të parë  flashin elektronik  dhe fotografimin e lëvizjes. Gjon Mili u lind më 24 nëntor 1904 në Korçë. Në moshën 5 vjeçare  familja e tij emigroi në Rumani. Atje Mili kreu shkollën e mesme dhe në moshën 19 vjeçare u nis drejt Amerikës. U diplomua në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetit inxhinier ndriçimi. Gjatë kësaj kohe u mor me artin fotografik.

Adresa

Blv “Shën Gjergji” Korçë, Albania

Telefon

Orari

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.