Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Mali i Moravës ndodhet në lindje të Korçës me lartësinë më të madhe 2042 m (maja e Badaroshit), me gjatësi 30 km e gjerësi 10 km. Shtrihet midis fushës së Devollit në lindje, fushës së Korçës në perëndim, grykës së Cangonjit në veri dhe Qafës së Kazanit në jug, e cila e ndan nga Gramozi. Lartësitë mbizotëruese janë 1000-1500 m, me disa maja më të larta si Maja e Lartë (1878 m), Guri i Capit (1573 m) etj. Pjesa veriore ka dy kurrize që ndahen nga disa zgjerime, ndërsa pjesa jugore ka karakterin e një malësie, me forma të relievit akullnajor. Nga Morava burojnë disa përrenj që derdhen në Devoll dhe Osum.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.