Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Njihet si vendi i përcjelljes së mërgimtarëve në shek. XIX. Korça është qyteti i vetëm që ka një vend të tillë që ruhet, dedikuar zanafillës së mërgimit, kur “aty ku mbaronte qyteti” mes qirinjve dhe lotëve, gratë prisnin burrat e ikur, ose lajmin se janë gjallë dhe mirë. Gjatë shek. XIX, kjo lëndinë u kthye në tempullin e mërgimtarëve. Kur Korça kishte jo më shumë se 12 mijë banorë, “Lëndina e Lotëve” ishte vendi ku ndaheshin rrugët. Një shekull më parë, kjo lëndinë ndodhej buzë rrugës për në Manastir dhe Selanik, prej nga ku shqiptarët nisën mërgimin drejt Turqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Amerikës.  Mërgimi do të mbante gjallë jo vetëm ekonominë e qytetit, por edhe do të ndikonte në kulturën e vendit duke sjellë në vend atë që sot ka mbetur si trashëgimi nga e shkuara. Lëndina e lotëve që edhe sot mban të njëjtin emër, lëndinë ku dikur qahej, sot është një hapësirë rekreative për qytetarët.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.