Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Historia e Korces është shkruar për rrugicat me kalldrëm mbi gurët mbi të cilat qëndron dhe zanafilla e qytetërimit. Atje ky shtëpitë karakteristike, sipas stilit Italian vazhdojnë ti qëndrojne kohës por në të njëjtën kohë kanë ndjerë dhe dorën e investimeve. Nje nga zonat me te bukura qe korcaret krenohen jane lagjet e vjetra te korces ( Lagjia 1,2  dhe 3), me  rrugicat me kalldrem me shtepite e bukura te rrethuara me kangjella. Lagjet e vjetra të Korçës gjenden në lindje të qytetit, mbrapa Katedrales “Ringjallja e Krishtit”, në hyrje të bulevardit “Republika” dhe atij “Shën Gjergji”. Në përgjithësi shtëpitë e vjetra janë të mirëmbajtura dhe e meritojnë të vizitohen. Në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të XX me pasurimin e borgjezisë, kontrasti në mes të zonës së vjetër të qytetit, që shtrihej në lagjet Penço e Manço (zonat mbi monumentin e Luftëtarit Kombëtar) u bë mjaft i dukshëm. Ndërsa, në anën e vjetër të qytetit binte në sy urbanistika tipike e qendrave mesjetare ballkanike me rrugica të ngushta me dredha dhe me banesa të ulëta, të pasistemuara, në lagjet e pjesës së re rrugët ishin të drejta dhe formonin parcela ndërtimi.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.