Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Bashkia Korçë organizon gjatë muajit shtator Festivalin Multikulturor “Korça Kult”,  i  cili ka për qëllim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të Korçës.  Programi  përfshin një larmi aktivitetesh artistike, kulturore, sportive, për të gjitha grupmoshat si vizita falas në muzeumet e qytetit, ekspozita nga piktorë të rinj të talentuar, ekspozita fotografike, nata e poezisë, aktivitete argëtuese për fëmijët, lojra sportive etj.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.