Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Kolonia e piktorëve, që zhvillohet në Korçë gjatë muajit tetor mban emrin e piktorit të famshëm korçar, Vangjush Mio. Piktorë nga Shqipëria dhe jashtë saj janë tashmë pjesë e kësaj kolonie. Për piktorët, Korça mbetet një studio e madhe, me hapësira për t’u eksploruar, befasuese për pasurinë që mbart, e cila është mjaft frymëzuese për të ushtruar talentin e tyre. Aktiviteti synon jo vetëm vendosjen e urave të komunikimit mes artistëve, por sidomos promovimin e vlerave të qytetit. Piktorë nga vende të ndryshme të botës janë pjesë e kësaj kolonie, që tashmë ka zënë një vend të rëndësishëm në aktivitetet kulturore në qytet dhe jo vetëm.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.