Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Festivali Kaba 2.0 sjell në qytetin e Korcës një atmosferë unike përmes muzikës folklorike të përshtatur në zhanre bashkëkohore. Teksa është zhvilluar  në Pazarin e Vjetër të Korcës, muzika dhe trashëgimia kulturore janë bërë bashkë në një takim të vecantë duke sjellë për të performuar emra artistësh të famshëm në Shqipëri. Gjatë edicionit të parë të festivalit Kaba 2.0. ka marrë  pjesë për herë të parë kantautori Italian,  Vinicio Capossela,  kompozitori dhe pianisti Robert Bisha etj. Në ambjentet e “Hanit të Elbasanit” festivali i cili në thelb gjallëron trashëgiminë tonë kulturore, për mëse një orë ka sjellë një repertor të përzgjedhur i cili nxjerr në pah elementët më të vyer të muzikës sonë. Dita përmbyllëse  e festivalit është ndjekur me interes nga të gjithë të apasionuarit e kësaj muzike të vecantë duke ngjallur emocione dhe përjetime si rrallëherë.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.