Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Festa e birrës në Korçë është eventi më i madh festiv në Shqipëri.
Mbi 100 000 persona vizitojnë festën e birrës në 5 netët e organizimit të saj. Kryesisht numri i madh i vizitorëve në festë i atribohet principeve kryesore të organizimit të festës:

Hyrje falas

Program muzikor i shkëlqyer me emrat më të njohura të muzikës shqiptare dhe jo vetëm
Pjesëmarrje e një game birrash vendase dhe të huaja

Festa e birrës në Korçë u themelua në vitin 2007, si një iniciativë e Bashkisë Korçë.
Festivali është nderuar me çmimin e Turizmit nga Ministria e Kulturës në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon.

Festa e birrës në Korçë, jo vetëm është një segment i rëndësishëm përsa i përket tërheqjes së vizitorëve në rajon,  por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.