Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Njihet edhe si “Bashta Themistokli”. Në këtë park ndodhen monumenti i Themistokli Germenjit, vendqëndrimi i Bandës së Qytetit si dhe Libraria e fëmijëve dhuruar nga filantropi Thoma Turtulli. Themistokli Gërmenji është patriot i njohur, pjesëtar i lëvizjeve për liri e demokraci që ka ndihmuar qeverinë e Ismail Qemalit. Pas emigrimit u kthye në atdhe e luftoi me forca të armatosura kundër synimeve aneksuese të trojeve shqiptare. Ka qenë kryetar i Këshillit Administrativ të Republikës Autonome të Korçës (1916). U dënua me pushkatim në Selanik (Greqi) nga një gjyq i forcave ushtarake franceze.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.