Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

HISTORIK I SHKURTËR PËR KORÇËN

Korça është qendra më e madhe administrative e Shqipërisë juglindore, qyteti më i madh i rajonit i themeluar në shekullin 15-të. Megjithëse jeta qytetare lindi në mesjeten e vonët , terreni ka qënë i banuar shumë shekuj më parë .Rajoni i Korçës është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe ekonomike të Shqipërisë.Vendlindja e muzikës qytetare , vend i bukurisë natyrore me liqenet , zonat malore dhe parqet kombëtare. Studiuesit kanë vërtetuar se zona ku ndodhet sot qyteti ka qene e banuar që në kohët e lashta.Gjatë epokave të antikitetit ka pasur një lulëzim jete,ky i përqëndruar më tepër në rrëzë të kodrave të Korçës. Pas ardhjes të Iliaz Bej Panaritit në fshatin e Peshkëpisë që ndodhet afër qytetit , Korca pësoi shumë ndryshime. Ai ndërtoi një xhami të madhe në vitin 1496 si dhe pazarin e Korçës .Ne shekullin XVII- XVIII qyteti u zgjerua , sidomos pas djegies të Voskopojës . Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX , Korça u bë një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike , tregëtare dhe kulturore të vendit , me një Pazar të madh dhe karakteristik , i cili zë një vend të veçantë midis monumenteve të kulturës të qyteteve të tjera të Shqipërisë . Gjatë viteve të Rilindjes Kombëtare në Korçë u zhvillua një veprimtari e gjerë patriotike e mbështetur nga shumë atdhetarë ku fryt i punës të tyre ishte dhe hapja e Shkollës të parë Shqipe. Më 10 dhjetor 1916,si rezultat i përpjekjeve të patrioteve korçarë me në krye Themistokli Germenjin u shpall Krahina Autonome e Korçës. Në vitet e formimit të shtetit Shqiptar, Korça dallohej nga qytetet e tjera për nga pikpamja e zhvillimit ekonomik,kulturor dhe urban.Në dekadat e para të shekullit të XX, Korca u bë një nga qytetet me aktivitet më të dendur kulturor, arsimor dhe publicistik dhe në tetor të vitit 1917 u cel Liceu i Korçës i cili pergatiti breza intelektualesh që lanë gjurmë në historinë dhe kulturën kombëtare. Periudha e regjimit komunist , si kudo në Shqipëri ndikoi negativisht, duke luftuar ashpër shtresa intelektuale dhe tregetare të qytetit. Sot Korça, në aspektin kulturor dhe arsimor vazhdon ti ruaje dukshëm traditat e saj duke u renditur ndër qytetet e para në Shqipëri.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.